Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, ka takuar Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës të cilës i është bllokuar llogaria për shkak të borxheve ndaj kreditorëve.
“Pavarësisht performancës së mirë dhe rritjes së prodhimit për 28 përqind gjatë këtij viti, rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ. Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës”, ka deklaruar Hoti.
Hoti bashkë me Kuçin sot ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht.