Arsenali favorit për Hazardin

Eden Hazardi do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Sulmuesi i krahut nuk ka arritur të gjej vetën te skuadra spanjolle për shkak të problemeve të shumta me lëndimet.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se Arsenali është favorit për belgun.

“Topçinjtë” thuhet se kanë nisur kontaktet me Real Madridin për transferimin e Hazardit.

Trajneri Mikel Arteta e sheh belgun si përforcim ideal për sezonin e ri.

Hazard ka luajtur vetëm 686 minuta këtë edicion në La Liga.