Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë

Kosova dhe Serbia kanë miratuar sot një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian në Bruksel.

Këtë e bëri të ditur vet përfaqësuesi i BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një statusi në Twtter.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka publikuar edhe udhërrëfyesin e miratuar sot mes Kosovës dhe Serbisë.