Kombëtarja e Kosovës do të jetë në ‘Fadil Vokrri’ për dy miqësore gjatë muajit nëntor.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kosova ka siguruar dy kundërshtarë për ndeshje miqësore.
“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm”.
Selektori Alain Giresse do të ketë mundësi ta testojë skuadrën para ciklit kualifikues për Euro 2024, me ndeshjet ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Ndeshjen ndaj Armenisë, Kosova do ta luajë më 16 nëntor, kurse ndaj Ishujve Faroe më 19 nëntor.