Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, ka bërë të ditur se pas dy apo tri ditësh pritet të përfundojë hartimi i udhëzimit administrativ, i cili u mundëson qytetarëve që përmes peticionit të kërkojnë largimin nga detyra kryetarëve të komunave.
Kryetar i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se e mirëpret këtë udhëzim administrativ që i përfshinë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe jo vetëm katër komunat në veri të vendit.
“Pa dyshim është një hap pozitiv, siç e dini është një udhëzim administrativ që i përfshinë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe jo vetëm për katër komunat e veriut, pra i përfshinë të gjitha komunat, 38 sosh dhe gjithashtu në kohëzgjatje vlen edhe për vitet tjera”, tha Atiq për “Info plus” në RTK.
Atiq bëri të ditur se në rast të se nuk do të largohet përmes peticionit mendon që nuk do të duhet të jep dorëheqje nga detyra kryetarit të komunave..
“Nuk mendoj që duhet të jap dorëheqje, mendoj se udhëzimi administrative do të gjëjë formulimin e duhur për këtë çështje. Ky udhëzim është duke u formuluar për shkak që banorët e këtyre komunave të shprehin vullnetin e tyre. Në rast të mosplotësimit të atij peticioni nuk po e shoh të arsyeshme që të jap dorëheqje. Ne e kemi atë rol që na përcakton Kushtetuat e Republikës së Kosovës asgjë më shumë, asgjë më pak. Unë kam për detyrë të ushtrojë mandatin e kryetarit të komunës, gjithçka tjetër është jo relevante”, tha Atiq.