A do t’i mundësohet Kadri Veselit pjesëmarrja në varrimin e babait të tij?

Sot, ka ndërruar jetë babai i Kadri Veselit. Sipas njoftimeve të familjarëve të tij, varrimi i tij do të bëhet sot në ora 19:00.

Por, a do t’i mundësohet ish kryetarit të Kuvendit dhe të PDK-së të merr pjesë në varrimin e babait të tij?

“Indeksonline”, ka kontaktuar me familjarë dhe bashkëpunëtor të tij, por që kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion për këtë çështje.

Kujtojmë se para rreth dy muajve, Veseli ishte lejuar të vijë në Kosovë për të vizituar në spital babain e tij tashmë të ndjerë.

Nga Gjykata Speciale nuk ka asnjë njoftim deri më tani.

Për vdekjen e Fazli Veselit kanë reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, zyrtarë të shumtë të PDK-së, kreu i AAK-së dhe i NISMA-s si dhe shoqata të dala nga lufta.