A janë të mira frutat e konservuara?

Sikurse frutat e freskëta ashtu edhe ato të konservuara përmbajnë shumë vlera ushqyese, raporton “EatingWell”.

Pasi që për t’u konservuar frutat mblidhen në pikun e tyre pjekjes, bën që ato të jetë e pasura me shumë vlera ushqyese në kohën kur është paketuar.

“Të gjithë janë të njoftuar për të mirat shëndetësore që kanë frutat e freskëta, por edhe ato të konservuara mund të kenë po aq vlera ushqyese”, ka thënë nutricistja Chelsea LeBlanc.

Ashtu sikur frutat e freskëta e ato të ngrira, edhe frutat e konservuara kanë përmbajtje të lartë të fibrave, vitaminave e mineraleve.

Le Blanc ka thënë se të gjitha frutat, duke përfshirë edhe të konservuarat, janë të mira për shëndetin mendor.

Pra në fund të fundit frutat e konservuara kanë kosto të përballueshme e të përshtatshme.

Le Blanc ka thënë se janë të mira për shkak se janë aty kurdo që ju duhet të shtoni ëmbëltues natyral në ndonjë gatim.