AKB: Biznesi me kriptovaluta drejt dështimit në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook, ka thënë se biznesi i kriptovalutave në Kosovë po dështon në mungesë të ligjeve për të legalizuar dhe mbrojtur këtë sektor financiar virtual, i cili shumë qytetarëve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.

“Qeveria e Kosovës mori vendim për të sekuestruar pajisjet për prodhimin e kriptovalutave kinse për të kursyer energji elektrike, sipas një hulumtimi të AKB-së, qytetarët kanë investuar në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milionë euro, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milionë euro gjë që përfituesit nuk kanë treguar gatishmëri për të paguar tatim në fitim”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Qeveria e Kosovës, sipas AKB-së duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësoj qytetarëve këtë biznes legal.