Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Hereq.
Sipas pamjeve të publikuara në Facebook, shihet se janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq komuna e Gjakovës ka ndodhur aksident trafiku mes tri veturave, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, ka thënë Elezaj.
Ai ka shtuar se njësia rajonale e komunikacionit rrugor i është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/301933048_493812842749981_5610031842193394112_n.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/301832379_493812876083311_9152959991886526454_n.jpg)