Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që kandodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në segmentin Suharekë – Duhël, në kilometrin e 33-të.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani.