Aksident trafiku në Dollc të Klinës, krijohen kolona automjetesh

Mëngjesi i sotëm në fshatin Dollc ka nisur me një aksident trafiku, i cili ka shkaktuar shqetësime për qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata automjetesh, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në drejtim të Klinë dhe zonave përreth.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.

Ndërkohë, pritet që organet kompetente të dalin me detaje shtesë pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.