Apple lanson sivjet setin e ri të kufjeve të realitetit virtual

Apple thuhet se do të prezantojë kufjet e reja të realitetit virtual në pranverë dhe do ta bëjë produktin të disponueshëm për konsumatorët deri në vjeshtë, sipas një raporti nga “Bloomberg”.

Sipas raportit, Apple do t’i përdorë kufjet në sistemin e ri operativ xrOS, derisa produktin do ta quajë “Reality Pro”.

Për më tepër, një grupi të vogël zhvilluesish softuerësh të përzgjedhur nga Apple u është dhënë tashmë qasje e hershme në kufje.

Apple mban pozicion të jashtëzakonshëm në industrinë e realitetit virtual si në tabletat ashtu edhe në produktet e smartfonëve të saj që u mundësojnë përdoruesve të përjetojnë realitetin e shtuar nga zhvilluesit e palëve të treta.

Megjithatë, kufjet që do të prezantohen së shpejti do ta vënë gjigantin e teknologjisë drejtpërdrejt në konkurrencë me “Meta” të Mark Zuckerberg.

Vitin e kaluar, Zuckerbergu lansoi metaversen, një peizazh i realitetit virtual që lejon përdoruesit të ndërveprojnë me përdorues të tjerë nga e gjithë bota.