Një veturë rrokulliset në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.