Arben Gashi mohon pretendimet e Konjufcës për kërcënim


Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar kategorikisht se ka sharë e kërcënuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai tha se mbledhja e Kryesisë dështoi pasi Konjufca bëri shkelje, ndërsa pretendimet e të parit të Kuvendit i quajti të pavërteta.

“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.

Deputeti i LDK-së theksoi se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.

Ndërkohë, se është sharë nga deputeti i LDK-së, ka pohuar ai i VV-së Adnan Rrustemi.

“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK ndaj meje e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve. Ne natyrisht që kemi të angazhuar për të rregulluar çështjen e pagave. Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Ne jemi për rregullim të përhershëm. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha Rrustemi.