Arta Nitaj vazhdon ushtrimet në palestër: Nuk ka ditë pushimi

Ajo është një nga personazhet e showbizit më të rregullt me ushtrime në palestër.

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Peja, Arta Nitaj, e cila thuajse një pjesë të madhe të kohës e kalon në stërvitje.

E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku po ashtu shfaqet në ushtrime.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk ka ditë pushimi”, ka shkruar ajo.

Zeshkania shquhet për format trupore dhe tashmë prej vitesh flitet për fizikun atraktiv.

Foto: Screenshot/Instagram

Përveç pushimeve dhe jetës së shtrenjtë, Nitaj ka vite që nuk ka qenë e pranishme në ekran.

Ajo nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë projekt prej kohësh.