Një i vdekur dhe 495 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Numri i infektimeve në Shqipëri vijon të mbetet i lartë, ku sërish kanë rezultuar pozitivë qindra persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1407 testime, nga të cilat një ka vdekur dhe 495 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 :

113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.

Aktivë në të gjithë vendin janë gjithsej 3,781 qytetarë, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Në 24 orët e fundit  një 62-vjeçare nga Tirana nuk ka arritur të mbijetojë nga Sars-Cov2.

Gjithsej janë shëruar 437 qytetarë, duke e çuar numrin në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.