Atletico mposht Getafen

Atletico ka fituar përballjen e sotme ndaj Getafes në kuadër të javës së 16 të La Ligës.

Skuadra e Diego Simeones fitoi në shtëpi me rezultat prej 1 me 0.

Ishte Luis Suarez ai që shënoi golin e fitores në minutën e 20 pas asistimit nga Carrasco.

Me këtë fitore Atletico arrin në kuotën e 35 pikëve dhe mban vendin e parë. Derisa Getafe në vendin e 14 ka 17 pikë.