Tërhiqen nga vendi i ngjarjes katër trupat e anëtarëve të familjes Zuka nga Pozharani

Pas mbi katër orë e gjysmë prej kur ka ndodhur ngjarja tragjike, ka nisur tërheqja e trupave të pajetë të katër anëtarëve të familjes Zuka nga Pozharani i Vitisë.

Trupat e tyre janë marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për t’ju bërë obduksionin, njofton Klan Kosova.

Rreth orës 18:00, siç është konfirmuar një burrë u ka marrë jetën fillimisht bashkëshortes së tij dhe dy të bijëve dhe më pas e ka vrarë edhe veten.