Ballkani synon fazën “Play-Off” në Ligën e Konferencës, gati për ndeshjen kthyese ndaj Klaksvik

Ballkani do të luajë në udhëtim te Klaksvik në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe synon kalimin në fazën “Play-Off”.

Kampioni aktual i Kosovës ka ecur mirë në fazat kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe synimi tani është faza “Play-Off”.

Therandasit kanë udhëtuar drejt Ishujve Faroe për ndeshjen kthyese dhe janë gati të marrin rezultat pozitiv pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Takimi i sotëm pritet të zhvillohet në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn me fillim nga ora 20:00.

Kualifikimi do ta dërgonte Ballkanin në fazën “Play-Off”, ku e pret skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.

Fitorja në këtë fazë do ta dërgonte klubin therandas në grupe të garës së tretë ekipore evropiane, Ligës së Konferencës.