Begaj të hënën në Kosovë, destinacioni i parë jashtë Shqipërisë si president

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vjen në Kosovë të hënën, 15 gusht, në vizitë zyrtare.

Begaj u ftua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Presidenca ka njoftuar për agjendën e takimeve. Nga ora 10:00 Begaj pritet me ceremoni të lartë shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Pas takimit që parashihet ta mbajnë, presidentët shqiptarë do të dalin me deklaratë para mediave.

Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendit si president e Begajt.

Pritet që gjatë ditës të mbahen edhe takime me krerët e tjerë institucionalë.