Bekim Jashari thotë se në vitin 1995 kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka rrëfyer se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.

Ai gjatë emisionit “Debat Plus”, shpjegoi se si pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.

“E kam pa një andër se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë andërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që andrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është andërr, por prapë smujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai.

Tutje ai shpjegoi se si ëndërra i doli identike me rrëfimet e ngjarjes së rëndë të Besartës dhe Bashkim Jasharit.

“Identik se qysh e tregon motra Besarta, Bashkimi, komplet identik e kam parë ngjarjen se qysh ka ndodh. Në andërr e kam parë se cka ka ndodh me një kushëri tonin, Sahit Jasharin. Vazhdova prapë me qajt deri sa ra zilja e derës erdhi një shoq, që djali i mixhës së tij ka qenë shok i ngushtë i babait tim, Hamzës, i Majacit të Podujevës, Afrim Zena…ra zilja dhe e kam pa në ati spijunkën e derës dhe kam ik në banjo, mu mundu me i pastru sytë e mu kthjell. Pas 10 minutash trokiti në derë të banjos dhe më pa më sytë e kuq… i tregova dhe më tha ta dhezi shuplakë se andërr është…po thash ‘po e di por s’po muj nalna, se di pse’ “.

Por, Jashari tha se kur ka ndodh sulmi në Prekaz “kush lot n’su s’më ka pa”.

Ai gjatë rrëfimit tregoi se këtë ëndërr ia ka thënë axhës së tij dhe të tjerëve në familje.

“Nuk e di a ka qenë viti 1996 apo 1997, ramë me flejtë në një dhomë, mixha, unë Murati edhe se kush ka qenë dikush mysafirë, një nip i joni, nuk më kujtohet. Mixha po i bën lutjet kur shkon me flejt…’ishalla cohemi mirë në mëngjes e nuk nijmë naj lajm të keq…’, edhe Murati, se ai jetonte pak më larg se ne, e unë jetoja me mixhën, tha ‘ej doni mem lan pa flejt, capo folni kështu palidhje’, edhe mixha po i thotë ‘s’jam duke fol palidhje, por jemi në një situatë të keqe, duhet me mendu që në mëngjes ose para mëngjesit bën telefoni ose të lajmëron dikush se ka ndodh dicka atje për familjen në Prekaz. Dhe aty e kam shpjegu, ‘sa jeni kan në Shqipni qishtu-qishtu e kam pa një andërr’, e po ma bën Murati ‘edhe andrrat ti i ki palidhje’, e mixha tha ‘duhet me prit edhe atë që ndodh’ “, tha Jashari në rrëfimin e tij.