Berisha del nga zyra e SPAK-ut, sulmon prokurorët: Grup kriminal, do merrni dënimin e merituar

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për media pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në lidhje me çështjen “Partizani”.

Berisha zbuloi dhe deklarimet që ai bëri në SPAK, tek hetuesit që po shqyrtojnë dosjen.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…

MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…

Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te Fiorentina

I ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…

Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

Ish-kryeministri vijoi akuzat ndaj sistemit të drejtësisë duke e quajtur si vegël e kryeministrit Rama për të asgjësuar opozitën, dhe shtoi se këto deklarata ua tha në sy hetuesve.

“Unë në emër tuaj dhe të Partisë Demokratike u deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse hetoni në këtë terror kaq të madh. Të hysh aty, sikur ku po hynë, aq shumë masa sigurie, a thua se ka kohë njeri të merret me ta.

Pasi ju deklarava se Sali Berisha është këtu për këtë parim, pasi çdo njeri që thirret nga organet e hetuesissë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.

Ky ka qenë qëllimi kryesor në amendamentin e vitit 20212 që PD bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Kam ardhur këtu t’ua u them në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar kriminal, si mercenarë të përdorur prej tij.

Kam ardhur këtu, u thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, trillime, mashtrime dhe falsifikime, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm zbatim të porosisë politike.

Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik dhe kundër opozitës dhe ju garantoj që do merrni gjithë dënimin e merituar. U thashë që jam këtu për të shembur piramidën tuaj dhe për të denoncuar aktet tuaja anti-kushtetuese”, tha Berisha.