Biden: Nuk e kam në plan të flas me Putinin

Presidenti i Shteteve i Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se “nuk ka plane të bisedojë” me presidentin rus Vladimir Putin, pasi ai e urdhëroi një sulm ushtarak në Ukrainë.

“Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do të përfundojë duke i kushtuar shtrenjtë Rusisë ekonomikisht dhe strategjikisht”.

“Putini do të jetë një pabesë në skenën ndërkombëtare. Zgjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ta lë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë”,ka thënë Biden, shkruan CNN.