Çitaku: Rrotacioni i pushteteve s’mund të barazohet me luftën çlirimtare dhe as rezitencën paqësore

Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Çitaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se rrotacioni demokratik i pushteteve nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare dhe as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, shkruan lajmi.net.

Ajo ka nënvizuar faktin se që nga viti 2000 në Kosovë ka pasur gjithnjë ndërrim të pushteteve dhe nuk është kontestuar rezultati.

Postimi i plotë:

Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve.

Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush.