Sunny Hill Festival

Dallohen katër simptoma të reja të COVID-19


Shkencëtarët kanë paralajmëruar për katër shenja të reja të COVID-19 dhe COVID-it të zgjatur teksa një variant i ri i sëmundjes është gjetur të jetë dominues në Britani.

Lodhja në mëngjes, edhe pas një gjumi të mirë natën, dhe dhimbja e fytit mund të jenë shenja se jeni infektuar me virus.

Profesori Tim Spector ka thënë se dhimbja e fytit është më së shpeshti e raportuar në personat me koronvairus se nga ata me ftohje të zakonshme, raportoi “mirror“. 

Nëse keni këto dy simptoma, duhet të “supozoni” se është COVID, shkroi ai.

Ndërkohë, humbja e flokëve dhe dëshira e reduktuar për marrëdhënie seksuale i janë shtuar listës së simptomave të shkaktuara nga COVID-i i zgjatur.

Omicron BA.5 tani është varianti dominues në Britani.