Don Xhoni publikon “Katile”, me protagoniste në klip Megi Pojanin

Reperi Don Xhoni ka publikuar këngën e tij më të re.

“Katile” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është tipike verore e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi drenicas.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë pasi protagoniste e tij është influencuesja shumë e përfolur shqiptare, Megi Pojani.

Madje në një skenë të klipit, Don Xhoni dhe Megi shfaqen të veshur si nuse e dhëndër, teksa nuk mungojnë edhe skenat provokuese të modeles Pojani.

Regjisor i klipit është Adonis Krasniqi, teksa “Katile” shënon projektin e parë muzikor për këtë verë.