Dorëhiqet Boris Johnson

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Britanisë së madhe.

“Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për mandatin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, tha Boris Johnson.

Kryeministrat në largim pritet të qëndrojnë në detyrë derisa të gjendet një pasardhës. Por si ndodh kjo?

Si e zgjedhin konservatorët një lider të ri?

Pasi një lider konservator jep dorëheqje, fillojnë zgjedhjet për një lider të ri partie. Sipas rregullave aktuale, kandidatët kanë nevojë për për mbështetjen e tetë deputetëve konservatorë për të kandiduar.

Pasi të jenë deklaruar të gjithë kandidatët – nëse ka më shumë se dy kandidatë – deputetët konservatorë do të mbajnë një seri votash derisa të mbeten vetëm dy.

Në raundin e parë, kandidatët duhet të marrin 5 për qind të votave për të qëndruar në garë (aktualisht 18 deputetë);

Në raundin e dytë duhet të marrin 10 për qind (aktualisht 36 deputetë);

Në raundet në vijim eliminohet kandidati me më pak vota.

Kur të mbeten dy deputetë, të gjithë anëtarët e Partisë Konservatore në mbarë vendin – pra jo vetëm deputetët – do të votojnë për fituesin.

Afati kohor për çdo konkurs vendoset nga “Komiteti i 1922” i deputetëve të grupit mbështetës dhe komiteti mund të votojë për të ndryshuar rregullat përpara se të zhvillohet konkursi.