Ekuadori e mund Katarin 2 me 0

Përfaqësuesja e Ekuadorit është shfaqur bindëse në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës që po mbahet në Katar. Ekuadori të dielën e shënoi fitoren e parë të Botërorit, pasi mposhti nikoqirin, Katarin, 2:0.

Të dyja golat i shënoi veterani i skuadrës, Enner Valencia, në pjesën e parë.

Është hera e parë që nikoqiri i një Botërori mposhtet në ndeshjen hapëse të kampanjës. Valencias iu anulua një gol në minutën e tretë për pozitë jashtë loje.

Por, pas 13-të minutash, Valencia fitoi penallti dhe e dërgoi vetë topin në rrjetë. Për 2:0 shënoi në minutën e 31-të të ndeshjes. Ishte i saktë me gjuajtje me kokë. Kjo ndeshje i ka takuar Grupit A të Kupës së Botës në Lindjen e Mesme.

Në Grupin A janë edhe Holanda dhe Senegali.