Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zëvendëskryeshefi i KEK-ut

Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e ushtruesi të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Gërguri ka pranuar sot detyrat dhe autorizimet për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK-ut, gjatë një ceremonie të pranim-dorëzimit, njofton Klankosova.tv.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakovën në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit Ekzekutiv dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zëvendëskryeshefit Ekzekutiv.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju  uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja z. Gërguri dhe z. Budakova, ka falënderuar edhe z. Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm”, thuhet tutje në komunikatë të KEK-ut.