Një i vdekur dhe 1084 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë.

Kurse, 1.084 raste pozitive me COVID-19 kanë rezultuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

406 qytetarë janë shëruar, teksa janë 4.902 raste aktive.

Në Kosovë janë administruar 1.832.519 doza në total.