Eriksen me defribilator automatik në zemër, nuk luan më në Itali!

Christian Eriksen duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, për implantin enjë defribilatori automatik në zemër. Bëhet fjalë për një aparaturë që vendoset në zemër për të kontrolluar në vazhdimësi aktivitetin elektrik të zemërs, duke ndërhyrë kryesisht në raste të përshpejtimit të ritmit, për shkaqe të aritmisë dhe që indikohet për pacientë që i kanë mbijetuar një arresti kardiak. Lajmin e bëri të ditur Federata daneze e futbollit nëpërmjet një komunikate”.


Morten Boesen, mjeku i kombëtrares, ka qenë në kontrakt me shefin e kardiologjisë të spitalit Rigshospitalet, dhe vetë Christian Eriksen. Është ky përditësimi i situatës mjekësore , në përfundim të egzaminimeve të thelluara është vendosur që futbollistit të implantohet një defribilator.

Zgjedhje kjo e nevojshme për shkak të sulmit që pësoi në zemër lojtari për shkak të shqetësimeve të ritmit kardiak. Christian ka pranuar këtë zgjidhje , e cila është konsideruar e duhura dhe nga të tjerë specialistë ndërkombëtare të mjekësisë. Por cfarë do të ndodhë tani me Eriksen.

Pas 3 apo 4 javësh lojtari do të vizitohet sërish për të kuptuar nëse ky defribilator do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. Jashtë italisë ka futbollistë që luajnë me një aparaturë të ngjashme të instaluar, holandezi Blind është shembulli më i famshëm. Por në Itali kjo nuk është e mundur, dhe për këtë arsye do të jenë thelbësorë kontrollet e reja që lojtari do të bëjë pas disa javësh. E rëndësishme është se Eriksen- njeriu është mirë, e ardhmja e Eriksen-futbollist për momentin është një rebus.