Fero lë përfundimisht muzikën

Reperi i njohur kosovar, Fero ka habitur fansat e tij me postimin e fundit.

Përmes këtij postimi, ai ka njoftuar largimin nga muzika teksa thotë se arsyeja e largimit është se muzika është e ndaluar në fenë islame, të cilën siç tha ai, është duke e studiuar, shkruan Arbresh.info.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.”

Tutje, rep artisti ka bërë të ditur se falet 5 herë në ditë dhe se është penduar për tekstet e këngëve që ka shkruar.

Ndërkaq ka edhe një mesazh për fansat e tij.

“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.”, shkroi ai.

Ndër të tjera Fero bëri apel për falje të namazit.