FIT-i nis protestën para Qeverisë, dalin të maskuar dhe pa armë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT po proteston para Qeverisë së Kosovës.

Ata po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar, raporton Insajderi.

Protesta ka nisur në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Këta policë në protestë nuk i kanë marrë armët me vete ndërsa shihen se kanë vendosur maska.