Flasin nga QKUK-ja: S’ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Kosovë. Kështu ka thënë për “Gazeta Blic”  zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, asnjë rast nuk ka të verifikuar, ka vetëm të dyshuar që po u merren analizat” ka thënë shkurt Fazliu.

Megjithëse në Kosovë të gjithë mostrat e personave të dyshuara kanë dalë negative, në vendin fqinjë Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 12 , madje sot aty është regjistruar edhe viktima e parë.