Masa drastike në Shqipëri: Kush ka ardhur nga Italia vetëkarantimin i detyrueshëm, ose gjobë 5 mije euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një videomesazh drejtuar qytetarëve, lajmëroi nisjen e masave ekstreme për vetëkarantinimin e qytetarëve. Masat më të ashpra janë për personat që kanë ardhur nga jashtë vendit 14 ditët e fundit.

Sipas Kryeministrit, personat që kanë hyrë në vend nga Italia apo Greqia 14 ditët e fundit, duhet të vetëkarantinohen urgjentisht. Në të kundërt, Rama tha se nëse këta persona do të kapen në rrugë duke lëvizur do të gjobiten me 5 mijë euro gjobë, deri në heqjen e të drejtës për të udhëtuar jashtë vendit pa paguar gjobën,

Edi Rama: Nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun. Prandaj të mos i frikem kur mendoj se kam arsye dhe kam të drejtë. Me koronën e mësova me pahir qëkur u shfaq në Kinë, ndryshimi është se frikën nga humnera apo nga zjarri jemi mësuar ta quajmë kujdes nga një rrezik real. Na duhet ta pranojmë se një gjallesë e padukshme përpara së cilës një mushkonjë mundet të na ndalojë të jetojmë siç jemi mësuar. Të përqafohemi, të shkojmë në shkollë, apo në pikat e Internetit. Si mundet ne ti frikemi ne një grimce dhe t`i harrojmë kreshnikët e maleve dhe trimat e luftërave prej të cilëve ne rrjedhim. Korona nuk bën shaka. E vërtetë që nuk ua prish gjumin e atyre që i prek, por ama ata 20% i prek dhe i kërcënon. Korona zmbrapset vetëm me disiplinë dhe solidaritet. Të gjithë ata që nuk janë të detyruar të dalin nga shtëpia duhet të rrijnë në shtëpi. Të mbajnë dritaret hapur, t`i mbajnë në dhomë më vete të moshuarit, të shohin sa më pak lajme. Mundësisht ato emisionet e mbrëmjes që sot janë vatra të kuqe infodemie. Të ndjekin informacionet zyrtare. Zbatoni këshillat e autoriteteve shëndetësore, sa më të disiplinuar të jemi sot, aq më pak telashe do kemi ne. Nuk jemi thirrur të marrim armët, por të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia të vetizolohen. Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake dhe do të organizojnë postblloqe të automjeteve. Do të verifikojnë nëse ka persona që kanë ardhur 14 ditët e fundit nga jashtë. Kush kapet në rrugë do të dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse kapet në rrugë. Mandje do t`i ndalohet të iki në Itali pa paguar gjobën.

Rama tha se kjo nuk është kohë normale, ndaj qeveria është e detyruar të marrë këtë masë ndaj një kërcënim si koronavirusi. Kryeministri bëri një krahasim me tërmetin e 26 nëntorit, duke u shprehur nëse ai erdhi paparalajmëruar, koronavirusi po na lajmëron çdo ditë.

Edi Rama: Kjo nuk është kohë normale me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. Faleminderit shumë me gjithë zemër të gjithë atyre që mbyllën diskot, palestrat, klubet e natës. Kjo quhet qytetari dhe solidaritet njerëzor. Kush lëviz me makinë do bezdiset.

Por s`kemi asnjë rrugë tjetër. Ta pranojmë së bashku këtë shtrëngim që është shumë më i lehtë se shtrëngimi i koronës. Do ta kalojmë këtë shtrëngim si tërmeti. Nëse tërmeti na mori  51 jetë pa paralajmërim, korona na paralajmëron çdo ditë. Kujdes, kujdes, disiplinë, disiplinë. Vija e parë e frontit është e fortë dhe ka një rezistencë të testuar maksimale. Jemi përgatitur për këtë moment, lëre se ça thonë masakt e skaduara të politikës. Nuk do bëjmë as më pak e as më shumë se vendet e tjera.