Gara e vrapimit Prishtina Trails thyen kufirin 100km

Prishtina Trails’ hapi një kapitull të ri të vrapimit në shtigje malore – u mbajtën gara në diciplina 100km, 50km dhe 20km.

Kampione e përgjithshme në diciplinën ultra-trail 100km u shpall Uta Ibrahimi me kohë prej 15h e 55 minuta.

Ibrahimi bëhet personi i parë që triumfon në një garë vrapi të kësaj distance ultra që organizohet në Kosovë.

Kohën më të mirë në kategorinë e burrave e regjistroi Roland Bartetzko me 16 orë e 35 minuta. Kjo distancë kishte përballë një ngjitje totale prej 3,800 metra.

Vrapuesit filluan garën në mesnatë dhe janë shoqëruar me shi të vazhdueshëm.

Këta janë fituesit në distancat tjera:

50km | 1,400m ngjitje
Zymer Alaj: 5 orë e 10 minuta

20km | 560m+

Erzen Zyberaj: 1 orë e 25 minuta

Erida Kurshumlija: 2 orë e 1 minut

Të gjitha rezultatet e ‘Prishtina Trails – 2021’ janë të publikuara këtu: Rezultatet Prishtina Trails

Në edicionin e tretë të ‘Prishtina Trails’ morrën pjesë 100 vrapues të cilët u sfiduan në distancat respektive në shtigjet e parkut të Gërmisë. Të gjithë kanë fituar pikë të njohura botërisht të njohura si ITRA – Shoqata Ndërkombëtare e Vrapimit në Shtigje.

‘Vrapo për mendjen táne’ ishte slogani përmes të cilit organizatori i ngjarjes X-Trailers’ synon të promovojë shëndetin mendor të secilit prej neve. I takon komunitetit të vrapuesve të promovojmë të mirat që sjellë prania në natyrë dhe vet ekzistenca e parqeve të tilla si Gërmia.

Në këtë edicion ‘Prishtina Trails’ ka shkuar një hap më tej dhe ka krijuar një bashkëpunim me ekipin që çdo ditë merren me shëndetin mendor ‘Linja e jetës’.

T’i përkrahim ata, dhe të gjithë ata që kanë nevojë për shërbimin e tyre.

#Vrapopërmendjentáne