Garcia shkarkohet nga Al Nassr

Sipas mediumit spanjoll, Marca, Rudi Garcia është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Al Nassr.

Marrëdhëniet e tij jo të mira me disa prej lojtarëve dhe barazimi i fundit në ligë, kanë çuar në këtë vendim të klubit nga Arabia Saudite.

Ndërsa më herët është raportuar se Cristiano Ronaldo nuk ishte i kënaqur me lojën që aplikonte trajneri, duke kërkuar nga Al Nassr largimin e tij.