Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ali Gashi, u takua me Alain Ancion, Koordinator Rajonal Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor nga shteti i Holandës.
Ai, gjatë takimit e njoftoi, Ancion, lidhur me aktivitetet e SHKK-së, veçanërisht mbi sfidat, adresimin e fenomenit të radikalizmit në institucione korrektuese dhe përpjekjet të cilat kanë për qëllim menaxhimin dhe risocializimin e të burgosurve të dënuar për terrorizëm.
E në anën tjetër, Ancion, e përgëzoi Gashin për punën dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të SHKK –së në këtë fushë, ndërsa shprehu vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer të tij dhe shtetit Holandez për SHKK-në, si në forcimin e kapaciteteve, ashtu edhe në menaxhimin, trajtimin dhe risocializimin e të burgosurve të dënuar për terrorizëm.