Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga një vit burgim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të tjerëve në rigjykimin e rastit “Veteranët”, duke i liruar nga akuzat që të gjithë, pasi tha se nuk është provuar se ata kishin kryer veprën penale që u ngarkohej.
Në një vendim të 9 shtatorit, Apeli ka konstatuar se Prokuroria nuk e ka provuar se ata e kanë keqpërdorur pozitën e tyre me dashje për t’u dhënë statusin e veteranit personave që nuk i plotësojnë kushtet.
Vendimi i Apelit u mor pas ankesës së mbrojtjes së Çekut dhe të tjerëve ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në verën vitit 2025.
Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim Çekun, ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputetin Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin.
Ajo i ngarkonte ata për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë mbi 88 milionë euro.