Pas mosvazhdimit të çmimit tavan nga MINTI, derivatet shtrenjtohen: nafta deri në 1.85 euro, benzina 1.75 euro për litër
Çmimet e derivateve kanë shënuar rritje të ndjeshme në Kosovë, duke rënduar edhe më shumë buxhetin e qytetarëve dhe kostot e bizneseve, shkruan Gazeta Stop.
Gjatë së premtes, një litër naftë është shitur deri në 1.85 euro, ndërsa benzina ka arritur në 1.75 euro për litër.
Rritja vjen pas mosvazhdimit të masës së kufizimit të çmimeve nga MINTI. Me çmimet e karburanteve në këto nivele, qytetarët paguajnë më shumë për transportin, ndërsa bizneset përballen me kosto më të larta të transportit, prodhimit dhe shërbimeve.
Kjo situatë pritet të shtojë presionin edhe mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve që varen nga transporti.
