Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Dhomat e Specializuara të Hagës ua kanë vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues, raporton Nacionale.

Aty është vlerësuar se ende ka rrezik të ndikimit në dëshmitarë dhe dëmtimit të provave.

Kurse, rreziku i arratisjes, trupi gjykues ka vlerësuar se nuk ekziston.