Glauk Konjufca udhëton drejt Hagës të premten

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës të premten për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, udhëheqësi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Konjufca.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, njoftoi Kërçeli përmes një shkrimi në Facebook.

Në Hagë, janë duke u gjykuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndërkohë, para pak javësh, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.