Golf dyshin nuk e ndal as rrethoja, bie mbi Golf pesëshin në Gjilan

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Gjilan, si pasojë e ngathtësisë së shoferit të veturës.

Në foton e publikuar nga Radio Star, shihet një veturë e tipit “Golf 2” e cila ka kaluar rrethojat e parkingut të Qendrës Tregtare “Calabria” në Gjilan dhe ka rënë përmbi një veturë tjetër të tipit “Golf 5”, e parkuar poshtë këtij parkingu, shkruan Telegrafi.