Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.
Ai në Klan Kosova foli edhe rreth dyshimeve për vjedhje të votave. Hamza u tregua goxha i ashpër me bashkpartiakët e tij.
Kreu i PDK-së theksoi se nëse faktohet vjedhja e votave brenda partisë, si akt moral, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin.
“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se t’i je pjesë e saj, nuk mund të thuash, se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, theksoi kryetari i PDK-së Bedri Hamza.