Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar ish-presidentit Hashim Thaçi paraburgimin për çështjen e dytë gjyqësore për pengim të drejtësisë.
Vendimi është marrë të mërkurën më 30 shtator, sipas një njoftimi të Dhomave të Specializuara.
Gjyqtari i rastit konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që, sipas tij, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.
“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.