Holanda jep dritën jeshile për hapjen e negociatave, vjen reagimi i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti holandez ndezi dritën jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në këtë të mërkurë.

“Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, Parlamenti i Holandës ka marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa kjo dritë jeshile u hap vetëm pas zgjedhjeve në Holandë, ku kryeministër u zgjodh Mark Rutte.