Dashi – Nëse dikush ju thotë diçka të pabesueshme sot, a do t’i besoni? Lidhja Mërkur-Neptun në shenjën tuaj tregon që do të mirëprisni idetë e reja. Intuita juaj do të kuptojë cilat janë motivet e të tjerëve. Nëse nxiteni për të bërë diçka apo edhe e kundërta, veproni menjëherë.
Demi – Dukeni i vendosur por mund të dyshoni te vetja. Kjo do ju pengojë të bëni një lëvizje të rëndësishme. Besojini instinktit dhe mendoni pse nuk ndiheni ende gati. Më e mira për momentin është të prisni dhe kur të vijë koha, do ta dini se çfarë duhet të bëni.
Binjakët – Do t’i besoni më shumë mendimit tuaj sesa do të dëgjoni të tjerët. Kjo mund të ketë qëllim të mirë, por ka vend për mesazhe të turbullta. Edhe pse s‘e keni personale, mund t’ju përfshijë në një situatë që duhet ta shmangni.
Gaforrja – Do të prireni të merreni më shumë me nevojat e të tjerëve sesa të bëni atë që është më e mira për ju. Njerëz të paskrupullt mund të përfitojnë ndaj shmangni angazhimet në gjëra që s’i kuptoni plotësisht. Nëse duhet ta bëni, rishiheni me kujdes sepse mund t’ju shpëtojë diçka.
Luani – Imagjinata juaj do të marrë krahë. Do të shkoni në vendet që pëlqeni dhe do të shijoni përvoja që ju bëjnë të lumtur. Muzika, arti dhe aktivitetet kulturore po ju thërrasin, por mund të frymëzoheni nga të tjerët për të provuar aftësitë tuaja.
Virgjëresha – Lidhja e sotme planetare Mërkur-Neptun në Dash ju këshillon që të keni kujdes me dëshirat sepse mund të realizohen. Kjo energji mund t’ju bëjë të ndiqni diçka që mos të rezultojë për mirë. Mund të humbisni nëse nuk e keni mendjen. Merrni këshilla ose besojini instinktit.
Peshorja – Mos bëni premtime edhe nëse duket se gjithçka është perfekte dhe asgjë s’mund të shkojë keq. Mund të keni një ndjesi sigurie të gënjeshtërt. Ajo që më parë dukej e sigurt mund të zhduket. Pyesni.
Akrepi – Mendja juaj është mjet i fuqishëm ndryshimi. Përdoreni vizionin për të parë një version më të mirë të vetes, të fortë dhe me energji. Ky do të jetë fillimi për të vendosur mekanizmat në lëvizje. Merruni me trupin dhe shpirtin tuaj.
Shigjetari – Do të hamendësoni për ndjenjat e dikujt, nëse ai ka vërtet interes apo është thjesht mendimi juaj. Sinjalet e paqarta do t’i turbullojnë gjërat ndaj mos dilni në përfundime. Prisni disa ditë para se të vendosni nëse ia vlen.
Bricjapi – Një bisedë mund të ndriçojë ditën tuaj. Por nëse doni të pushoni, sot do të jetë dita kur ‘do të dembeloseni’. Ndiqni ndjesitë, shijoni momentet e vogla dhe përqafoni atë që ju bën të ndiheni më mirë.
Ujori – Do të vini në pikëpyetje gjërat që keni pranuar më parë. Ato që dukeshin si të gdhendura në gur tani lëkunden dhe s’ju ngjallin besim. Kjo mund të lidhet me një marrëveshje, projekt apo marrëdhënie. Mos bëni lëvizje të papritura, por vëzhgoni si do të vijojnë gjërat.
Peshqit – Sot është dita ideale për të vendosur mbi financat tuaja dhe të shkurtoni shpenzimet e vogla. Mund të gjeni mënyra të thjeshta për të kursyer dhe të keni më shumë kontroll mbi paratë tuaja. Do të nxiteni nga dëshira për të shpenzuar, ndaj eliminoni shpenzimet e panevojshme aty ku mundeni.