Horoskopi 28 prill 2025

Dashi – Dielli dhe hëna ndodhen në Dem kështu që do të doni të shijoni dhe relaksoheni. Lidhja e hënës dhe Uranit mund të sjellë një mundësi të papritur që do ju ndihmojë financiarisht. Nëse ju ofrohet një mundësi për të fituar para, veproni menjëherë.

Demi – Një zhvillim i ri po ju pret dh mund të habisni edhe veten me një plan apo ide të re. Diçka tërësisht e paparashikuar mund të ndryshojë ditën tuaj. Përqafojeni edhe nëse është jashtë linjës suaj të zakonshme.  Mund të përshtateni më mirë nga sa mendoni.

Binjakët – Një ditë normale mund të shndërrohet  në diçka të thellë sepse këndvështrimi juaj mund të ndryshojë nga një mësim i papritur apo një moment i ndjerë. Ngadalësoni që ta vini re. Zakonisht ‘vloni’ nga idetë, por sot mund të gjeni margaritarë në çastet e paqta.

Gaforrja – Dikush pranë jush mund të shfaqë një anë të re. Dikush që e keni njohur prej vitesh dhe  ndoshta marrë si të mirëqenë, mund të bëjë diçka që do ju zërë në befasi. E sotmja mund të provojë që njerëzit përparojnë. Kjo mund t’i japë hov të ri marrëdhënies suaj dhe ta bëjë më të thellë.

Luani – Jeta po merr një ritëm të kënaqshëm dhe të rehatshëm. Jeni mirë, por me Uranin në këtë  ekuacion s’duhet të ndiheni shumë rehat. Diçka e papritur mund të trazojë planet dhe arma më e mirë është fleksibiliteti. Devijimi mund t’ju çojë drejt një gjëje më të mirë.

Virgjëresha – Një ditë e qetë paraqitet sot, por mund të keni një takim të papritur, diçka spontane apo  një zbulim që do ta bëjë pak më ‘pikante’. Ndiqni rrjedhën dhe shijoni aventurën.

Peshorja – Një ide e mirë apo një plan financiar që ju ka lënë në mëdyshje më në fund do të marrë  formë. Kjo mund të vijë si rrjedhojë e një bisede apo një mendimi të rastësishëm. Jini vigjilentë,  shkruajeni diku dhe bëni lidhjen. Këmbëngulja dhe zgjuarsia janë aleatët tuaj për sot.

Akrepi – Njerëzit pranë jush do të ndjekin udhëzimet tuaja. Por hëna në lidhje me Uranin nënkupton që një mik i mirë apo partneri mund të shfaqë një anë të panjohur. Mund të jetë e çuditshme apo pak e papritur, por do ju tërheqë vëmendjen dhe forcojë lidhjen.

Shigjetari – Dita mund të duket e parashikueshme, por Urani do të trazojë gjërat pikërisht kur mendonit se mund të qetësoheshit. Një bisedë e papritur apo takim mund t’ju futë në mendime. Kjo mund të ndryshojë thellësisht këndvështrimin tuaj për jetën.

Bricjapi – Dielli dhe hëna në Dem janë në elementin tuaj, por doni pak kohë të lirë. Mund të merrni një ftesë apo të zbuloni diçka interesante që do të ndryshojë  rutinën dhe do të jetë burim gëzimi. Mund të  përfshihet një hobi, përvojë e re apo thjesht një devijim i këndshëm që do të ndryshojë ritmin.

Ujori – Keni dëshirë për të bërë ndryshime në ambientin ku jetoni dhe është një moment i mirë.  Dëshironi që të krijoni një hapësirë që reflekton personalitetin tuaj dhe i bën njerëzit më të hapur. Guxoni!

Peshqit – Një mendim i papritur mund t’ju vijë pikërisht kur të jeni duke u marrë me gjërat e ditës.   Ndoshta do të gjeni zgjidhjen e një problemi që ju ka munduar dhe kjo do t’ju vlejë shumë.