Hugo Lloris drejt Arabisë Saudite

Hugo Lloris pritet të largohet nga Tottenham në merkaton e verës.

Portieri francez ka vendosur që pas 11 vitesh t’i japë “divorcin” klubit të “Spurs”.

Arsyeja duket se është bërë një ofertë nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Lloris do të transferohet në Arabinë Saudite, ku do fitojë 3-fishin e pagës që merr aktualisht te Tottenham.