Jep dorëheqje zëvendësguvernatorja e BQK-së

Ka dhënë dorëheqje zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nora Latifi-Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një njoftim për media të hënën.

Arsyeja e dorëheqjes së Latifi-Jasharit ndërlidhet me angazhimet personale të saj.

“Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023”, ka thënë BQK-ja.

BQK-ja ka thënë se dorëheqja e Latifi-Jasharit nuk e cenon funksionimin e institucionit.

“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Latifi-Jashari do të vazhdojë të jetë pesë e Bordit Drejtues të BQK-së.